Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nuk ka koment për lajmet mbi hetimet e SPAK-ut ndaj zëvendëskryeministres së tij, Belinda Balluku.
“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast, sepse siç e kam thënë, ne kemi punën tonë dhe drejtësia ka punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe e mediave që i shërbejnë politikës”, ka deklaruar Rama për Deutche Welle.
Mediat në Shqipëri, duke u thirrur në burime brenda SPAK-ut, kanë raportuar se Ballaku ka pranuar një fletë-thirrje për tu paraqitur në SPAK me avokat mbrojtës.
Sipas raportimeve, numri dy i Qeverisë Rama, nuk është e ftuar siç më parë ishte ftuar si dëshmitare në rastin e inceneratorëve, por si e dyshuar me një akuzë të drejtpërdrejtë.
Raportohet se Balluku po akuzohet për veprën penale “shkelje të barazisë në tenderë”.









