Militantët i kanë dalur kundër duke ia kërkuar Vjosa Osmanin presidente dhe duke e kërcënuar me braktisje në të kundërtën.
S’po e kupton çfarë i ka ndodhë.
Qe të tregoj unë.
Për jugo-nostalgjikët që sot përbëjnë thelbin militant të Vetëvendosjes gabimi i madh nuk është te mos kandidimi i Osmanit deri tani, por artikulimi i një dëshire për një emër nga Familja Jashari.
Sepse, për ta është i papranueshëm kushdo që ka të bëjë me krahun e luftës dhe çfarëdo afërsie qoftë dhe e perceptuar përbën alarm.
Dallimi i vetëm mes Hashim Thaçit dhe Adem Jasharit në sytë e tyre është se ky i fundit është i vdekur, asgjë tjetër.
Jugonostalgjikët nuk janë me Kurtin për ekonomi apo etikë qeverisëse, por sepse ai ishte kundërshtari më i ashpër i ish-komandantëve.
Dhe sapo perceptohet një afërsi me ta, ata largohen dhe kërkojnë një figurë që ua ruan këtë distancë.
Aktualisht, ajo figurë është Vjosa Osmani.








