Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me homologen sllovene, Tanja Fajon, ku kanë biseduar për finalizimin e procesit të njohjes së patentë-shoferëve të Kosovës në Slloveni.

Ky takim u zhvillua në kuadër të punimeve të Forumit Strategjik të Bledit.

“Një tjetër temë me rëndësi ishte finalizimi i procesit të njohjes së patentë-shoferëve të Kosovës në Slloveni, që do të lehtësojë ndjeshëm jetën e mërgatës sonë dhe do të forcojë edhe më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Përpos kësaj, ato biseduan edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e lidhjeve mes bizneseve të të dyja vendeve.