Autokracia nuk kalon Rënia e VV-së është fitore e demokratëve të Kosovës mbi planet e Kurtit për autokraci

Vetëm 37% e qytetarëve do ta votonin Vetëvendosjen nëse zgjedhjet mbahen sot.

Vetëvendosje është në rënie.

Pas një flirtimi dramatik me sistemin një-partiak, Kosova po kthehet sërish në binarët e pluralizmit.

Ky është një lajm i mirë për Kosovën.

Më 2021 Vetëvendosje pati shkaktuar tërmet.

Fitoi aq shumë vota sa ishte në gjendje e vetme me i formu krejt institucionet.

4 vjet më vonë Vetëvendosje është t’u u kalbë në impotencën e vet.

Sondazhi i fundit i UBO-s tregon që mbështetja është duke i rënë vrullshëm.

Vetëm 37% e qytetarëve do ta votonin Vetëvendosjen nëse zgjedhjet mbahen sot.

Por ma e rëndësishmja në këtë sondazh është se rreth 33% e qytetarëve e fajësojnë VV-në për bllokadën në Kuvend.

Rreth 5-fish më shumë sesa PDK-në dhe LDK-në si dhe 30-fish më shumë sesa AAK-në.

Ama s’përfundon me kaq.

Se VV është t’u u zvogëlu tregon se 60% e votuesve të saj mendojnë se të gjitha partitë, përfshirë Vetëvendosjen, janë barabarsisht fajtore për bllokadën.

Kjo është prova që rrëfimi që i dha jetë i VV-së se… “na jena ndryshe prej tjerëve” nuk i bind ma as votuesit e vet.

Steven Levitsky, një studiues i demokracisë, thotë se partitë autoritare me mbështetje të lartë janë shumë më të rrezikshme.

Kjo u pa në Venezuelë me Chávezin, në Hungari me Orbanin, dhe në Rusi me Putinin.

E, kur një lider autoritar ka mbështetje të ulët si Pedro Castillo në Peru Yoon Suk-yeol në Kore të Jugut ose Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro, rreziku për autokraci është më i vogël.

Prandaj rënia e VV-së është fitore e demokratëve të Kosovës mbi planet për autokraci.

Në dokumentin e titulluar “Mbi organizimin politik” që Albin Kurti e kishte shkru për Vetëvendosjen pati bërë të qartë planin për kapjen totale të pushtetit dhe shtetit:

“Veç VETËVENDOSJE! don ta marrë pushtetin”, thoshte ai.

Sipas tij, partitë tjera në Kosovë nuk duan ta marrin pushtetin. Ato veç dojnë me marrë pjesë në pushtet.

Poashtu, ky dokument është edhe doracaku me të cilin sot ka bllokuar institucionet.

Aty shkruante se VV mundet me marrë dhe me mbajtë pushtetin vetë përmes gjendjes së jashtëzakonshme.

Mirëpo, siç tregojnë numrat e fundit, Kosova jo vetëm që po i thotë “JO!” këtij plani por edhe po e shkelmon atë.

LAJME

PO ZHYTEN NË BORXHE Ministria e Bujqësisë s’po ua jep mijërave fermerëve subvencionet që i kanë fituar tash e sa muaj

NË PËRVJETORIN E PAVARËSISË Më 17 shkurt protestohet në mbrojtje të çlirimtarëve

POLICIA T’I OFROJË MBROJTJE AGK dënon kërcënimin me vrasje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj

FAKT YOU

PO ZHYTEN NË BORXHE Ministria e Bujqësisë s’po ua jep mijërave fermerëve subvencionet që i kanë fituar tash e sa muaj

MBULESA E PUSHTETIT Ky është prokurori që mbylli në sirtar dosjen e telefonit të Faruk Mujkës

VV-JA I SHPËRBLEN Çka ndodh me njerëzit që vjedhin vota në Kosovë?

DHOMA SPECIALE

SPEKULATIVI Nga Specialja drejt GJPN-së: Gjyqtari i anshëm zviceran kërkon ngritje në drejtësinë ndërkombëtare

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani