Autobusi i kontrabandës Policia ndalon 18 emigrantë të paligjshëm në Jarinjë

Policia parandalon një rast të kontrabandës në Jarinjë.

Autobusi i kontrabandës Policia ndalon 18 emigrantë të paligjshëm në Jarinjë

Pika kufitare mes Kosoves dhe Serbise ne Jarinje.

Policia e Kosovës ka parandaluar një tentim kontrabande me migrantë të paligjshëm të dielën e 24 gushtit, në afërsi të pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë.

Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë ndaloi një autobus të linjës Mitrovicë–Beograd me targa të huaja (NP), ku përveç tetë udhëtarëve të rregullt, në katin e dytë u gjetën 18 shtetas të huaj pa të drejtë hyrjeje apo kalimi në territorin e Kosovës.

Hetimet treguan përfshirjen e pronarit të kompanisë, G. A., dhe shoferit B. D., të cilët u arrestuan. Migrantët e ndaluar ishin palestinezë, bangladeshas dhe egjiptianë, të cilët synonin kalimin drejt Serbisë dhe BE-së.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se të dyshuarit janë  intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe janë dërguar në mbajtje. Policia tha se mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës me njerëz dhe migrimit të paligjshëm.

LAJME

GURI PRESIDENTES Ministria e pranon se s’ia dhanë Presidentes gurin e çmuar që donte t’ia dhuronte Donald Trump-it

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin