Australi 800 fëmijë do të testohen për sëmundje infektuese pas dyshimeve për abuzim nga kujdestari i tyre

I akuzuari Joshua Dale Brown do të dalë para gjykatës në muajin Shtator.

Australi 800 fëmijë do të testohen për sëmundje infektuese pas dyshimeve për abuzim nga kujdestari i tyre

Autoritetet australiane kanë urdhëruar rreth 800 fëmijë për testim të menjhershëm për sëmundje infektuese, pasi dyshohet se kanë vijuar qëndrimin në qendra kujdesi ku punonte një i dyshuar për abuzim me fëmijë.

Jo shumë më parë, rreth 1200 fëmijëve në 20 qendra të tjera u është kërkuar të kalojnë nëpër këto testime si masë parandaluese.

Joshua Dale Brown, 26 vjeçar, është arrestuar në Maj dhe përballet me 70 shkelje. Policia po e akuzon se ai ka abuzuar 8 fëmijë të moshave prej 5 muajsh deri në 2 vjet, përgjatë periudhës Prill 2022 deri në Janar 2023.

Ky rekomandim i Policisë australiane vie pasi katër qendra të reja janë shtuar në listën e vendeve ku Brown ka punuar mes Janarit 2017 dhe Majit 2025.

Një qendër është larguar nga lista e kaluar pasi Policia e zbuloi se Brown nuk ka punuar aty ndonjëherë.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje nëse Brown është testuar për sëmundje seksualisht të transmetueshme, por kanë thënë se mënyra në të cilën janë kryer krimet, për të cilat dyshohet i akuzuari, nënkupton se disa fëmijë do të duhen të hynë në testime për sëmundje infektuese.

Autoritetet kanë thënë se rreziku potencial për ekspozim ndaj sëmundjeve infektuese konsiderohet të jetë i ulët dhe se rezultatet e testimit deri tani e riafirmojnë këtë qëndrim të tyre.

“Ne e kuptojmë se sa stresuese mund të jetë kjo situatë për të gjitha familjet e përfshira dhe po bëjmë çdo gjë që të japim mbështetjën e nevojitur,” thuhet në një deklaratë në sajtin e Qeverisë Viktoriane.

Rasti ka shkaktuar tronditje dhe zemërim të thellë tek prindërit – jo vetëm për shkeljet e Brown, por edhe sipas tyre për mënyrën e gabuar me të cilën Qeveria po e trajton këtë problem.

Brown ka pasur një leje të vlefshme për të punuar në kujdestari të fëmijëve, një testim i domosdoshëm për qytetarët australianë që duan të punojnë me fëmijë. Ai ka qenë i punësuar si kujdestar i fëmijëve në momentin kur është arrestuar, kanë thënë autoritetet.

Përgjatë fundjavës, Korporata Australiane për Transmetim ka raportuar se Brown ia ka dalur të mbajë çertifikatën e tij të punës përkundër faktit se ai ka qenë i raportuar tek autoritetet për sjelljen e tij në qendrën e fëmijëve ku ai dyshohet se ka abuzuar tetë fëmijë. Raportimet, megjithatë, nuk kanë qenë të lidhura me abuzime seksuale.

G8 Education, operatori australian që e kishte punësuar Brown, kanë thënë se do ta përshpejtojnë vendosjen e kamerave të sigurisë në më shumë se 400 qendra për fëmijë.

Është thënë poashtu se një komision i pavarur do të shqyrtojë akuzat kundrejt Brown pasi Policia të përfundojë të gjitha hetimet dhe procedurat.

Brown pritet të dalë para trupit gjykues në Gjykatën Melbourne Magistrates dikur në shtator.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin