AUDIO-INCIZIMI Hajdari kërkon hetime të menjëhershme për Lladrovcin

Hajdari ka kërkuar nga Prokuroria që menjëherë të fillojë hetimet për Lladrovcin, për të cilin ka thënë se po bën “pazare” me toka të komunës si të ishin prona personale të tij.

AUDIO-INCIZIMI Hajdari kërkon hetime të menjëhershme për Lladrovcin

Petrit Hajdari

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, ka kërkuar që urgjentisht të fillojnë hetimet në lidhje me audio-incizimin që u publikua të hënën nga VOX Kosova, ku dëgjohej Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke biseduar me biznesmenin, Labinot Halilaj, për ndërtimin e rreth 40 mijë metra katrorë, e ku përmenden milionat dhe jepen premtime për mbindërtim.

“Dje, opinioni publik dhe komuna jonë u shokuan nga një audio-incizim tronditës, ku kryetari në largim i Drenasit dëgjohet duke bërë pazare me tokat e komunës sikur të ishin pronë e tij personale, duke llogaritur miliona euro përfitime mbi pasurinë publike”, shkroi Hajdari në Facebook.

“Ai që thirrej në qeverisje me duar të pastra”, vazhdon kundërkandidati i Lladrovcit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, “tash po del se duart i ka pasur thellë në xhepat e qytetarëve të Drenasit”.

“Ky është skandal i paprecedentë. Ky është turp institucional. Ky është abuzim flagrant me detyrën publike dhe me pronën e qytetarëve. Tokat e Drenasit janë pasuri e përbashkët e qytetarëve tanë, jo bankë private e askujt – e aq më pak e kryetarit që ishte i obliguar t’i mbronte ato”, shtoi.

Ndërkohë që në incizim dëgjohen pazare me shifra marramendëse përfitimi – 20 milionë, 15 milionë, 7.5 milionë euro – qytetarët e Drenasit, pohon ai, “ende nuk kanë ujë të pijshëm”. “Duket kriminale që disa persona rreth Kryetarit në largim të bëhen milionerë për një natë, ndërsa mijëra qytetarë tanë luftojnë çdo ditë për ta lidhur muajin me muaj”.

“Ky kontrast është fyerje e drejtpërdrejtë për çdo familje të komunës tonë. Dhe nëse brenda pak minutave dëgjojmë miliona që ndërrojnë vend, imagjinoni sa pazare të tjera janë bërë gjatë 10 viteve të fundit, larg syve të qytetarëve! Nuk është se s’kishte dyshime, vetëm se tani po e dëgjojmë me veshët tanë”, shtoi.

Në këtë drejtim ai ka ftuar organet e drejtësisë që të marrin menjëherë këtë rast në shqyrtim, ta hetojnë deri në fund dhe “t’i nxjerrin para drejtësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me detyrën dhe me besimin e qytetarëve”. “Ky është detyrim ligjor e moral dhe çdo vonesë është bashkëfajësi”.

“Është e dhimbshme që gara për komunën tonë po ndotet me skandale të tilla. Por, askush nuk mund të presë prej meje heshtje përballë këtij turpi. Ai që veten e quan ‘kampion’, vërtetë po del të jetë kampion i pazareve dhe abuzimeve me prona publike”.

Në lidhje me audio-incizimin ka reaguar edhe Lladrovci, madje disa herë. Ai e ka pranuar bisedën, por ka shtuar se ajo nuk është e plotë dhe se pjesë e diskutimit kanë qenë edhe disa asamblistë të PDK-së: Arigon Sinani, i cili sipas tij e ka bërë incizimin, Hamit Kastrati, Bekim Lestranit, dhe bashkëshorti i ish asamblistes, Ndriçim Cakiqi.

“Shprehem i gatshëm për çdo ballafaqim me panelistë në cilindo studio rreth përgjimeve shantazhuese, rreth një prone me investitorët potencial në qendër të Drenasit. Jam i gatshëm të jap të gjitha sqarimet se kam vepruar në kuadër të përgjegjësive që mi jep ligji, ndërsa gjuha e përdorur, e pranoj, nuk ishte diplomatike”, ka shkruar ndër të tjera Lladrovci në Facebook.

LAJME

E QUAN GËNJESHTARE Grenell: Osmani thotë gjithçka për të mbijetuar politikisht

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

STATUSI TRAZUES Prokuroria interviston Halil Gecin për kërcënimin ndaj Osmanit

FAKT YOU

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DEKADA E HUMBUR Kosova është në krizë politike që më shumë se 10 vjet, me kryeprotagonistin Albin Kurti

PERANDORIA E TENDERËVE Njeriu i afërt me VV-në fitoi 174 tenderë, mbi 89 milionë euro për 5 vjet nga institucionet publike shëndetësore

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin