Mustafa Shaljani, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë atentatit në rrethrrotullimin afër aeroportit të Rinasit, ka ndërruar jetë pesë ditë pas rastit në fjalë.
Kështu ka bërë me dije policia e shtetit shqiptar nëpërmjet një njoftimi zyrtar.
“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 11.11.2025, mbi ngjarjen e ndodhur tek rrethrrotullimi i Rinasit, ju informojmë se shtetasi M. Sh. (Sh.), i cili mbeti i plagosur, ka humbur jetën gjatë natës”, njofton policia.
Mustafa Shaljani dhe Gilmando Dani u qëlluan me një breshëri plumbash të armës AK-47 të martën e kësaj jave me të hyrë në rrethrrotullimin e aeroportit të Rinasit, në një vrasje që u cilësua si një skenë tragjike filmi.









