Miguel Uribe Turbay, kandidati konservator për president të Kolumbisë është në gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore, dhjetë ditë pas atentatit që e la të plagosur rëndë në kokë.

Spitali “Santa Fe” në Bogota ka njoftuar se Uribe i është nënshtruar një ndërhyrjeje urgjente kirurgjikale për të ndalur gjakderdhjen në tru.

Bashkëshortja e tij, Maria Claudia Tarazona, tha para gazetarëve se “orët pas operacionit janë vendimtare”.

“Miguel vazhdon të luftojë për jetën si kurrë më parë. Është dashuria dhe mbështetja që po e mban gjallë”, potencoi ajo.

39-vjeçari Uribe, u qëllua tri herë gjatë një aktiviteti në kryeqytetin Bogota më 7 qershor.