Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i është dashur t’i bëjë disa metra ecje më shumë sot për ta takuar Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. E njëjta, të parit të Vetëvendosjes nuk i shkoi në zyren e tij në qeveri, por në kuvend. Gazetari i VOX Kosovës ishte aty dhe e pyeti Kurtin për këtë fakt, mirëpo ai nuk u përgjigj.
“Kryeministër, pse s’po e pritni zonjën Ursula në zyre?”, ishte pyetja e gazetarit, e cila mori si përgjigje vetëm heshtjen e Kurtit.
Më herët gjatë ditës, Ursula Von Der Leyen u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë.








