Burim Ramadani, Deputet i Aleancës, ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Ky veprim i tij vjen pasi sipas tij Haxhiu “sepse si U.D. Presidente ka marrë vendim t’i falë dikujt pozitë publike PA KONKURS, duke shkelur plotësisht ligjin!”.
“Më 2 shtator, Haxhiu ka propozuar Vlora Spancën edhe për një mandat si Auditore e Përgjithshme dhe e ka dërguar direkt në Kuvend. Zero konkurs, zero intervistim nga komisioni i pavarur. Krejtësisht kundër Ligjit për ZKA-në”, shkroi Ramadani në Facebook.
Asnjë pushtetar, ai theksoi se “nuk mund t’i përdorë zyrat e shtetit për t’u bërë ndere apo favore personale njerëzve të caktuar”.
“Pres që Prokuroria Speciale të veprojë pa vonesë! Pres që Albulena Haxhiut t’i ngritët aktakuze për keqpërdorim të pozitës! Askush nuk është mbi ligjin”.









