Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari – Lila, ka arsyetuar çmimin e lartë të naftës në Kosovë duke thënë “se rritja ka të bëjë me trendin në tregun botëror”.
“Arsyeja e çmimit 1.90 ose 1.89, që është sot, e evidentuar, ka të bëjë me rritjen e çmimit në tregun botëror. Megjithatë, pozitive në këto dy ditët e fundit është një fillim i rënies dhe që nga nesër, nëse nuk ka rënie apo reflektim në çmimin në tregun në Kosovë, atëherë ne e rikthejmë çmimin tavan, i cili tashmë kemi edhe bazën ligjore për ta bërë atë”, tha Kusari – Lila në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Sipas Kusari – Lilës, nëse nuk ka reflektim të çmimeve nga tregu botëror në atë kosovar, atëherë Qeveria do të rikthejë çmimin tavan.
“Kosova shumë e ekspozuar për shkak të nivelit të madh të importit”, shton.









