Kryeministri polak, Donald Tusk, ka thënë se “për Poloninë dhe partnerët evropianë, duhet të jetë e qartë se kufijtë nuk mund të ndërrohen me forcë” dhe se Rusia nuk duhet të lejohet të përfitojë nga pushtimi i saj në Ukrainë.

“Perëndimi, përfshirë shtetet evropiane, nuk do të pranojë kushtet e Rusisë, të cilat thjesht barazohen me kapjen e territorit të Ukrainës,” thotë Tusk.

Tusk u shpreh se Ukraina duhet të përfshihet në diskutime, pasi — siç tha ai — “kur fuqitë e mëdha kanë vendosur pa përfshirjen e vendeve të vogla, pasojat kanë qenë të rënda”, dhe “asgjë për Ukrainën pa Ukrainën.”