Shtëpia e Bardhë, zyra e Presidentit amerikan, Donald Trump, ka nisur drejt Senatit amerikan emrin e Eric Wendt, gjenerallejtënant i pensionuar i ushtrisë amerikane për t’u konfirmuar si ambasador i ri amerikan në Republikën e Shqipërisë.
Veç Shqipërisë, Shtëpia e Bardhë ka propozuar ambasador edhe për në Republikën e Koresë, por njëlloj nuk ka bërë për misionin e saj në Republikën e Kosovës, i cili që nga dhjetori i vitit 2024 udhëhiqet nga një e ngarkuar me punë.
Eric Wendt, kaliforniani që pritet të konfirmohet si zëvendësueses i ish-ambasadores, Yuri Kim, është ushtarak karriere dhe emërimi i parë politik në pozitën e kryediplomatit amerikan në Tiranë. Ai ka shërbyer si komandant i pestë i Zyrës Qendrore të Operacioneve Speciale në strofullin e NATO-s në Bruksel.









