Nisma Socialdemokrate do të garojë e vetme në zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit. Kjo parti, pak minuta para se të mbyllet afati, ka aplikuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Lajmin për VOX Kosova e ka konfirmuar Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Nisma, partia që drejtohet nga Fatmir Limaj, ka pasur diksutime me LDK-në për një koalicion eventual parazgjedhor. Madje kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e kishte lënë të hapur mundësinë që Nisma të bëhej pjesë e listës së partisë që ai drejton.

Diskutime për koalicion Nisma kishte pasur edhe me PDK-në, mirëpo në fund nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët me asnjërën nga këto parti dhe ka aplikuar për të garuar e vetme.

Ndryshe, Elezi njoftoi se deri më tani, 23 subjekte politike, prej të cilave, 3 koalicione, 17 parti politike, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur, kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Këto janë partitë politike që kanë aplikuar deri më tani në KQZ:

Koalicionet:

1. Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;

2. Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe

3. Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

Partitë politike:

4. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;

5. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:

6. Kosovaki Nevi Romani Partia;

7. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;

8. Za Slobodu Pravdu i Opstanak;

9. KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;

10. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;

11. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;

12. SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;

13. SRPSKA LISTA;

14. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;

15. FJALA;

16. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;

17. LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK);

18. ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS (AAK);

19. KOSOVSKI SAVEZ; dhe

20. NISMA SOCIALDEMOKRATE.

Iniciativat qytetare:

21. PËR SOCIALDEMOKRATËT E ASHKALINJËVE; dhe

22. INICIATIVA QYTETARE PËR KOSOVË.

Kandidatët e pavarur:

23. NEDŹMIDIN SEJDILAR;