“E ka sqaruar këtë, nuk është shkrimi i tij”.
Kështu ka thënë Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kur është pyetur nga VOX Kosova për publikimin e një artikulli kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku bashkautor ishte kryetari i Kuvendit, Dimal Basha.
Paraprakisht, Basha në një konferencë për media ka thënë se në punimin e vitit 2012 ku kriminalizohet UÇK-ja, nuk e ka shkruar atë pjesë, por vetëm kapitullin e 3, ku trajtohet depërtimi i Islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, me fokus Kosovën.