ARSYETIMI I ZAKONSHËM “Specialen e kemi kundërshtuar kur ka qenë koha”, thotë Murati

Murati ka thënë se Gjykatën Speciale e kanë kritikuar kur ka qenë koha.

ARSYETIMI I ZAKONSHËM “Specialen e kemi kundërshtuar kur ka qenë koha”, thotë Murati

Hekuran Murati

“E kemi kundërshtuar kur ka qenë koha”, ka thënë Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, kur është pyetur për heshtjen e Lëvizjes Vetëvendosje në raport me Gjykatën Speciale, pas ankesave për padrejtësi në procesin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së.

Këto komente, Murati i bëri në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, kur u pyet se pse VV-ja nuk po e thotë asnjë fjalë për Gjykatën Speciale edhe pas ankesave që të akuzuarit i kanë bërë për shkelje të të drejtave të tyre, ndërsa në anën tjetër kritikojnë vazhdimisht sistemin e drejtësisë në Kosovë.

“Kemi bërë lutje, kemi bërë kërkesa, ka fjalime të panumërta të deputetëve të Vetëvendosjes – që si opozitë kishte paralajmëruar këto që po ndodhin”, tha Murati.

Sipas tij, “kundërshtimi është bërë kur ka qenë koha dhe kur ka qenë nevoja. “Pikërisht atëherë ne jemi quajtur persona që po duam të bëjmë pengesa, jemi kundër shtetit të Kosovës, por që ajo është e kaluar”.

“Andaj edhe njëherë po e ritheksoj që qëndrimet tona kanë qenë konsistente për gjatë gjithë kohës dhe e kemi dëshmuar këtë dhe koha po e dëshmon”.

LAJME

DREJTËSI, JO POLITIKË Liria ka Emër fton qytetarët të marrin pjesë në marshin në mbrojtje të UÇK-së

VËMENDJE NDËRKOMBËTARE Mediat e huaja: Verdikti për ish-krerët e UÇK-së do ketë ndikim rajonal dhe evropian

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

FAKT YOU

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

Lidhja e (pa)dukshme Dega e kompanisë së Vuk Hamoviç-it në Tiranë dhe BIRN-i i Jeta Xharrës në Kosovë me kontabilistë të njëjtë

REZERVAT E ROZETËS Kontaminohet sërish procesi i blerjes së Rezervave Shtetërore – përjashtohen të gjitha kompanitë vendore

DHOMA SPECIALE

BETEJA E FUNDIT‘Spekulimet të mos jenë fakte’ – UÇK përballë gjykimit që rrezikon të kthehet në precedent politik dhe historik

UÇK NË GJYQ Si po i shkelmon Specialja ligjet ndërkombëtare, duke shkelur të drejtat e njeriut në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Ekskluzive EKSKLUZIVE

AUDIO-INCIZIMI Zyrtarët e Speciales iu ligjëruan nxënësve të Kosovës se si UÇK-ja dyshohet se ka kryer krime, vrasje e tortura

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin