Dimal Basha, Kryetar i Kuvendit, ka reaguar pasi që iu bë publik një punim i tij i vitit 2012, ku kriminalizohej UÇK-ja, duke thënë se nuk e ka shkruar ai atë pjesë, por vetëm kapitullin e 3, ku trajtohet depërtimi i Islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, me fokus Kosovën.
“Këtu përfundon përgjegjësia ime lidhur me punimin në fjalë”, ka shkruar Basha
Sipas tij, pjesa ku kriminalizohet UÇK-ja është e bashkëautorës së tij në këtë punim që vjen nga Maqedonia e Veriut, Jana Arsovska.
“Unë, Dimal Basha, e çmoj lart luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e popullit tonë për liri. Nga goja ime dhe nga duart e mia nuk është shkruar dhe nuk do të mund të gjendet asnjë përmbajtje që bie ndesh me këtë vlerë të shenjtë të popullit tonë”, shtoi ndër të tjera ai.