Profesori, Akademik Arsim Bajrami ka listuar 30 shkelje që Gjykata Speciale me seli në Hagë ka bërë përgjatë procesit kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Shkelje të Kushtetutës, aktakuzë e pabazë, inkriminim i komplet luftës çlirimtare si dhe dështim i shtetit të Kosovës janë elementet kryesore që Bajrami ka përmendur në analizën e tij.
Shkelje Kushtetuese:
Liritë dhe të Drejtat Themelore të Njeriut, shkelja e prezumimit të pafajësisë.
Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, gjykimi i pavarur.
Paraburgimi arbitrar, pa arsye të mirëfilltë.
Barazia e palëve, anshmëria e skajshme e Gjykatës kah Prokuroria.
Sistem piramidal dhe konflikt interesi. Kushtetuesja, Prokuroria, Gjykata, Supremja e Apeli të gjitha në një ndërtesë.
Gjykim i gjatë i paarsyeshëm.
Masa diskriminuese, vështirësim i mbrojtjes për të akuzuarit.
Mungesa e transparencës.
S’ka monitorim ndërkombëtar.
Gjyqtarët e Prokurorët ishin pjesë e EULEX. Ata tash paguhen për së dyti për çështje ku kanë dështuar.
Aktakuza e pabazë:
UÇK-ja nuk ishte ushtri e rregullt, por guerile patriotike.
Aktakuza pretendon plan shtetëror të financuar nga shteti. Pas UÇK-së nuk qëndronte shteti sepse Kosova ishte e okupuar nga Serbia.
Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale ishte aparati shteteëror serb që kreu gjenocid, krerë të së cilit u dënuan nga Tribunale Ndërkombëtare.
Lufta e UÇK-së sipas Konventave dhe ligjeve të luftës ka qenë mbrojtëse, e drejtë dhe çlirimtare.
Aktakuza ka tendencë politike, rishkrimin e historisë së Kosovës.
Analiza e plotë:














