Është arrestuar Skender Llugiqi, i dyshuari për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit dhe deputetit Ramush Haradinaj.

Llugiqi gjatë ditës, në Kuvendin e Kosovës, kishte bërë thirrje që Haradinaj të dënohet me 50 ose 100 vjet burg, madje edhe të pushkatohet.

Pas kësaj deklarate, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ndërmarrë veprime urgjente dhe kishte autorizuar Policinë e Kosovës për identifikimin dhe ndërmarrjen e veprimeve ndaj të dyshuarit.

Tashmë, Skender Llugiqi ka përfunduar në pranga lidhur me kërcënimin ndaj Haradinajt.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.