Katari ka ruajtur optimizmin për propozimin e ri për armëpushim, duke thënë se është ‘gati identik’ me një verzion të më hershëm me të cilin u pajtua Izraeli, raporton AFP, transmeton the Guardian.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Katarit, Majed al-Ansari tha të martën se Hamasi ka dhënë një përgjigje ‘shumë pozitive’.
“Ne nuk mund të bëjmë pretendime se ndonjë përparim është bërë. Por, ne besojmë që është një pikë pozitive,” shtoi ai.