Hamas është pajtuar me një propozim për një armëpushim me Izraelin që përfshin lirimin e gjysmës së pengjeve të mbajtura në Gaza dhe lirimi i disa të burgosurve palestinezë nga Izraeli, një burim zyrtar egjiptian ka thënë për Reuters.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Basem Naim, zyrtarizoi konfirmimin e grupit në Facebook. Hamas tha se fraksione tjera palestineze kanë informuar ndërmjetësuesit për pranimin e tyre po ashtu.

Izraeli nuk ka dhënë përgjigje ndaj propozimit të Hamasit, por një zyrtar izraelit e ka konfirmuar se e kanë pranuar propozimin.