Në fakt është vetë kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij ata që financuan me mijëra euro ata që ai i quan argatët e armiqve.

Mediat serbe në Kosovë, që vetë Vetëvendosje refuzoi t’i certifikonte në zgjedhje sepse i poziciononte si media në shërbim të Beogradit, të njëjtat i financonte me para nga buxheti publik.

RTV Puls, sipas dokumenteve që ka publikuar VOX Kosova, në vitin 2022 përfitoi 3700 euro nga Zyra e Kryeministrit.

Media Center Cagllavica, më 2022, nga Zyra e Kryeministrit Kurti, përfitoi  3100 euro.

Përveç dy të lartpërmendurave, edhe Produkcija New Press, Radio Mitrovica Sever e Radio Televizja Mir, në po të njëjtin vit u financuan me para nga buxheti i shtetit.

Dhe mjafton një vëzhgim sipërfaqësor në uebfaqen e këtyre portaleve, për të parë se si ato i referohen Kosovës.

E mbi 120 mijë euro, partia e Albin Kurtit, veç zyrtarisht ua dha brenda vitit 2025 mediave të preferuara.

Dhe këto janë vetëm ato që figurojnë në dokumente, ato që në i dimë.

E me gjasë, ne akoma dimë shumë pak për ta.