Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar të mërkurën se Apple do të investojë edhe 100 miliardë dollarë shtesë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky zotim i ri i Apple e rrit investimin total në vend në 600 miliardë dollarë në katër vitet e ardhshme. Më herët gjatë vitit, kompania ka njoftuar se do të investojë 500 miliardë dollarë dhe do të punësojë 20 mijë punëtorë përgjatë kësaj periudhe.
“Kompani si Apple, ato po kthehen në shtëpi. Ato të gjitha po kthehen në shtëpi,” u tha Trump reporterëve në Zyrën Ovale, momente pasi Drejtori Ekzekutiv i Apple, Tim Cook, i dha atij një suvenir me 24-karat ari.
I pyetur nës Apple eventualisht do të ndërtojë iPhone të plotë në SHBA, Cook nënvizoi se shumë komponentë si gjysmëpërçuesit, xhami dhe modulet e njohjes me fytyrë veç se prodhohen brenda, por ai tha se ndërtimi përfundimtar do të qëndrojë jashtë vendit edhe për një kohë.