Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, u ka bërë thirrje qytetarëve mitrovicas që në garën e balotazhit më 9 nëntor t’i japin mbështetje kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Faton Pecit.
“Duke e pasur Erden Atiqin në njërën anë të Ibrit, u nis e u ndërtua ura që tash e bashkon qytetin. Kurse për ta mbajtur urën hapur, e vetmja garanci është që në bregun tjetër të Ibrit tash të jetë Faton Peci kryetar”, shkroi ai në Facebook.
Sipas tij, Mitrovica këtë herë nuk po voton vetëm për një kryetar komune, por për një drejtim politik që përcakton të ardhmen e qytetit dhe të vendit.
“Mitrovica të dielën i ka dy opsione para vetes: të votojë për subjektin që punoi për bashkimin e qytetit, apo për subjektin që kishte hequr dorë nga veriu”, ka theksuar ai, duke e paraqitur votën e 9 nëntorit si një mesazh që shkon përtej kufijve tanë”, shtoi.









