Anti-kombëtari “Dimal Basha më ka kontaktuar që t’i ndihmonim Jana Arsovska’s ta shkruante librin kundër UÇK-së”

Dimal Basha jo vetëm që shkroi artikull kundër UÇK-së, por u angazhua edhe që të shkruhej libër për këtë çështje. Basha, siç tregon shqiptaro-amerikani Frank Gashi, kërkonte intelektualë shqiptarë që mund të kontribuojnë në librin kundër UÇK-së.

Anti-kombëtari “Dimal Basha më ka kontaktuar që t’i ndihmonim Jana Arsovska’s ta shkruante librin kundër UÇK-së”

Dimal Basha

“Dimal Basha më kishte kontaktuar mua dhe intelektualë të tjerë shqiptarë që t’i ndihmonim Jana Arsovska, për ta shkruar librin ku kriminalizohej UÇK-ja”, ka thënë për VOX Kosova, Frank Gashi, një shqiptaro-amerikan, që e kishte njohur Bashën personalisht gjatë kohës sa ai kishte qenë duke studiuar në SHBA.

Të mërkurën, opinioni publik u njoftua me një punim shkencor të Dimal Bashës, ku është bashkautor me profesoreshën maqedonase, Jana Arsovska, ku portretizohet UÇK-ja si një organizatë e financuar nga trafikantët e drogës. Basha reagoi duke thënë se ajo pjesë nuk ishte e shkruar nga ai dhe se lufta e UÇK-së për të është e shenjtë, por edhe se distancohet nga çdo shkrim kundër UÇK-së.

Por, një version tjetër ka Gashi. Ai thotë se Basha, atë kohë si student në SHBA, e kishte kontaktuar për t’u takuar me një profesoreshë e cila “po do me e bë një studim për çështje të Kosovës”.

Librin për të cilin Arsovska kërkonte ndihmë nga intelektualët shqiptarë ishte “Dekodim i Krimit të Organizuar Shqiptar”, një pamflet zi e terr kundër UÇK-së. Ndër të tjera, në këtë libër ajo shkruan se shqiptarët duke mbështetur UÇK-në i kontribuuan “zhvillimit të një lidhje kriminale politike” dhe se UÇK-ja u financua “nga operacione të drogës në Kosovë dhe shqiptarëve në Perëndim”.

“I thash normalisht që foli me të, nuk është problem. Më ka kontaktuar pastaj ajo, edhe kam biseduar me atë profesoreshën. Edhe e kam vërejtur menjëherë që është duke shkruar libër se si UÇK-ja është organizatë që është e financuar prej krimit edhe ekstremizmit”, tha Gashi.

“I kam thënë s’po du me hy në këtë diskutim sepse nuk më intereson, por çështja kryesore është ti se maqedonase, duke e ditur situatën e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut në 2012, ma mirë me shkru se si po trajtohen shqiptarët prej politikës maqedonase, sesa me u merr me një organizatë që ka luftuar për çlirim të vendit dhe pavarësi të shqiptarëve”, shtoi.

Dimal Basha, potencon shqiptaro-amerikani, “së paku me mua po, po besoj që edhe me të tjerë, me kërkesë të maqedonases, u anagazhua që të gjejë intelektualë shqiptarë për ta shkruar librin kundër UÇK-së”.

Përveç që ishte ftuar për të kontribuuar në këtë libër, ai tregon se Basha e kishte ftuar edhe në promovimin e këtij libri. “Normalisht unë nuk kam shkuar, ka pasur shqiptarë që kanë shkuar”, deklaroi.

LAJME

GURI PRESIDENTES Ministria e pranon se s’ia dhanë Presidentes gurin e çmuar që donte t’ia dhuronte Donald Trump-it

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin