Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të papranueshme kërkesën e presidentes Vjosa Osmani për sqarimin lidhur me çështjen e emërtimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kabineti i saj kishin njoftuar se dilema kushtetuese është për shkak se partitë kanë bërë më shumë propozime sesa që parasheh Kushtetuta.

Gjithsesi, arsyetimi i Gjykatës thotë se ajo kërkesë është e papranueshme, rrjedhimisht duke refuzuar edhe kërkën për masë të përkohshme.

“Në këtë kontekst, marrë parasysh që Gjykata veçse ka vlerësuar se kërkesa është e papranueshme, Gjykata thekson se është i panevojshëm shqyrtimi i mëtejmë i kërkesës për masë të përkohshme dhe rrjedhimisht kërkesa për masë të përkohshme duhet të refuzohet (shih, rastin e Gjykatës KO88/21, cituar më lart, paragrafët 74-77)” thotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113, paragrafi 1 të Kushtetutës, nenin 27 të Ligjit, rregullin 45 dhe pikën (b) të paragrafit 1 të rregullit 48 të Rregullores së punës, më 30 mars 2026, njëzëri vendos:

I. TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

II. TË REFUZOJË kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme;

III. T’UA KUMTOJË këtë Aktvendim palëve;

IV. TË PUBLIKOJË këtë Aktvendim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në

pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 (Vendimet) të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën

Kushtetuese të Republikës së Kosovës; dhe

V. TË KONSTATOJË që ky Aktvendim hyn në fuqi menjëherë, në pajtim me

paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.