Nga Gjykata Speciale vazhdimisht kanë thënë se po i gjykojnë e akuzojnë për krime individët e jo Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por kjo nuk duket aspak e vërtetë.
Gjatë marrjes në pyetje të Michael Durke, ish-këshilltar i Komandantit të NATO-s, Wesley Clark, Prokurorja e Speciales, Silvia D’Ascoli, foli për “krimet e organizuara të UÇK-së”.
Pra, jo për krime të individëve, por të UÇK-së.
Pjesë nga deklarata e Prokurores D’Ascoli:
Do të doja të përqendrohesha jo te dhuna hakmarrëse, jo te hakmarrja apo krimet oportuniste, por te krimet e kryera ndaj personave të mbajtur në ndalimet e UÇK-së.
Tani, ju duhet ta dini, duke pasur parasysh pozitën tuaj të mëparshme, se disa krime në vitet 1998 dhe 1999 duket se janë rezultat i përpjekjeve të organizuara nga UÇK-ja, apo jo?
A ishit veçanërisht në dijeni për akuzat për krime të kryera ndaj personave të mbajtur në objektet e ndalimit të drejtuara nga UÇK-ja gjatë viteve 1998 dhe 1999?
Në fakt, krimet e UÇK-së janë raportuar edhe në lajme dhe dua të diskutoj disa shembuj të tillë. Ka gjithashtu raporte të besueshme për raste torturash nga UÇK-ja.
Raportohet se forcat e UÇK-së i kanë torturuar në mënyrë të përsëritur gjashtë nga trembëdhjetë të ndaluarit, të cilët ata i konsideronin si tepër të afërt me qeverinë serbe.








