Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi punëkryesi dhe menaxheri i projektit “Ishulli Urban” janë intervistuar për disa orë nga Prokuroria.
Përmes një postimi, Rama ka thënë se drejtoreshën e Investimeve Kapitale po e thërrasin në Prokurori “një ditë po, një ditë jo”.
Ai ka kërkuar që të mos ushtrohet presion ndaj njerëzve që, sipas tij, po mundohen ta kryejnë punën për Kryeqytetin.
“Seriozisht e keni, a? Mos ushtroni presion mbi njerëzit që po mundohen me e bo punën e vet për Kryeqytetin. Nëse po përballeni me presion politik, mos ua bartni atyre. Lërini jashtë luftës politike. Lërini me punu”, ka shkruar Rama.
Rama ka theksuar se projekti “Ishulli Urban” synon t’ua mundësojë rreth 30 mijë banorëve të Arbërisë qasjen me qendrën e Prishtinës.









