Anëtarësimi në BE Shqipëria pritet të hapë pesë kapitujt e fundit brenda vitit

Shqipëria ka hapur katër kapituj për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa edhe pesë të tjerë priten të hapen brenda vitit.

Anëtarësimi në BE Shqipëria pritet të hapë pesë kapitujt e fundit brenda vitit

Edi Rama dhe Marta Kos

Shqipëria ka hapur katër kapituj të rinj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ndërsa, pritet që edhe pesë të tjerë të hapen brenda këtij viti, të cilët janë grupkapitujt e fundit.

Kjo u njoftua gjatë një vizite që Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pati në Bruksel, ku u takua me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, me të cilën mbajti ceremoninë e hapjes së këtyre katër kapitujve.

Ishte Kos që njoftoi se brenda këtij viti, Shqipëria do t’i hapë edhe pesë kapitujt e mbetur.

“Dhe, sigurisht, do ta bëjmë brenda këtij viti, sipas planit dhe e mbështes fort planin tuaj për të mbyllur negociatat, që do të thotë, të jenë të gjitha me ngjyrë të gjelbër deri në vitin 2027 dhe, pastaj, sigurisht, t’ju kemi në BE sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo.

Rama, nga ana tjetër deklaroi se Shqipëria do të vazhdojë angazhimin maksimal për të përmbushur objektivat për anëtarësim në BE.

“Nderi është i gjithi i yni. Edhe unë dua të falënderoj ekipin tuaj në Shqipëri, që na rri gjithmonë mbi kokë, për t’u siguruar që të mos shpërqendrohemi dhe që të mos mendojmë në përmasë më të madhe për veten nga ç’duhet”, pohoi Rama.

Këta katër kapituj që u hapën të martën, iu shtuan 24 të tjerëve të hapur në 11 muajt e fundit të këtij procesi.

LAJME

GURI PRESIDENTES Ministria e pranon se s’ia dhanë Presidentes gurin e çmuar që donte t’ia dhuronte Donald Trump-it

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin