Në një analizë të mediumit prestigjioz amerikan, CNN thuhet se për gati katër dekada, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është përballur me mospajtime të brendshme, kriza ekonomike dhe luftëra, por sulmet e pashembullta nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit shënojnë sfidën e tij më të madhe deri më tani.
Por aq e lartë është kostoja e këtij sulmi, sa që opsionet e tij janë të pakta. Është një provë e madhe për një 86-vjeçar me shëndet në rënie dhe pa një pasardhës të caktuar.
Shkalla e dëmit të shkaktuar ndaj regjimit të Khameneit mbetet e pasigurt, por ai goditi në zemër të pushtetit të tij.
Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, një forcë kyçe ushtarake që i mbron idealet e Revolucionit Islamik, pësuan humbjen e një sërë komandantësh me përvojë.
Objektet bërthamore të Iranit, ku po pasurohej uranium afër nivelit të armëve, u dëmtuan rëndë dhe shkencëtarët kryesorë që e udhëhiqnin avancimin e programit u vranë.