AMERIKA PËR UÇK’NË James Rubin dëshmon në Hagë

Ish-diplomati amerikan, James Rubin, është dëshmitari i parë i mbrojtjes në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

AMERIKA PËR UÇK’NË James Rubin dëshmon në Hagë

James Rubin

James Rubin, ish-diplomati amerikan që gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë ka qenë Ndihmëssekretar Amerikan i Shtetit, do të dëshmojë këtë të hënë në Gjykatën Speciale si dëshmitar i mbrojtjes.

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së nga sot (e hënë, 15 shtator) fillon paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve. I pari dëshmitar i mbrojtjes është Rubin.

Dëshmia e tij do të fillojë nga ora 09:45.

Ishte vetë ish-diplomati amerikan që e konfirmoi se do të jetë dëshmitar në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Do të jem në Evropë sepse javën e ardhshme do të jap dëshmi në Tribunalin Special për krime lufte në Kosovë dhe si dikush që i ndihmoi Madeleine Albright-it në themelimin e Tribunalit fillestar për krime lufte. Kjo nënkupton se do të kthehem përsëri në fillim dhe kam më shumë për të thënë për këtë javën e ardhshme”, tha Rubin në emisionin “The Ex Files” të gazetares amerikane, Christiane Amanpour.

Përveç Rubin-it, nga ajo që dihet, edhe ish-Komandanti Suprem i forcave aleate të NATO-s për Evropë gjatë luftës në Kosovë, Gjenerali Wesley Clark, ish-kryeadministratori i Kosovës, Bernard Kouchner, ish-ambasadori William Walker, si dhe të tjerë – kryesisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe – kanë pranuar të dëshmojnë në anën e mbrojtjes.

Dëshmitarë kanë thirrur vetëm Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi, ndërsa Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi jo.

Ish-krerët e UÇK-së – Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi – që nga 5 nëntori i 2020, po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë. Ata akuzohen nga Dhomat e Specializuara për krime të pretenduara lufte dhe kundër njerëzimit.

Procesi gjyqësor ndaj tyre filloi në prill të vitit 2023. Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), më 16 prill të këtij viti, bëri me dije se ka mbyllur paraqitjen e provave ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Gjatë kësaj kohe, pak më shumë se dy vjet, ZPS-ja thirri 125 dëshmitarë dhe paraqiti afër 3 mijë prova materiale.

Ndryshe, një ditë më parë, në Hagë të Holandës, afër objektit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, mijëra qytetarë shqiptarë nga vende të ndryshme protestuan kundër Gjykatës Speciale dhe në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

LAJME

“QITNI SUBVENCIONET” Ministria e Bujqësisë ende nuk ua ka dhënë paratë mijëra fermerëve përfitues

REZERVAT SHTETËRORE “Rozeta Hajdari është dhe ndjehet fajtore”

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

FAKT YOU

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

Ekskluzive EKSKLUZIVE

REGJIMI Zyrtarja mes lotësh, drejtori ilegal i Çekut e detyroi të nënshkruajë kundërligjshëm emërimin e tij

HIPOKRIZIA KALON 1.2 miliardë euro mallra nga Serbia në qeverinë e atyre që rrëzonin kamionë e bllokonin kufij

DHOMA SPECIALE

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

DËSHMIA AMERIKANE Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

BETEJA 2 Gjyqi i ri ndaj Thaçit në Speciale nis më 24 shkurt, do të zgjasë dy javë

INTERVISTA

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Intervistë me Avdullah Hotin: Albin Kurti do kaos