Progresisti Abdul El-Sayed po kryeson me rezultat të ngushtë kundër përfaqësueses Haley Stevens në primaret kryesore demokratike të shtetit të Michigan-it, në garën për Senatin amerikan.
Të dy kandidatët iu adresuan mbështetësve të tyre pas mesnatës të së martës. Stevens tha se po “ndihej mirë” për garën, por u kërkoi atyre të bëhen gati për një natë të gjatë.
El-Sayed gjithashtu e pranoi garën e ngushtë: “Do të doja të mund t’ju thosha se po deklaroja fitoren pikërisht tani,” tha ai.
Kushdo që fitoi nga këta, do të përballet në garën e nëntorit për Senat kundër republikanit Mike Rogers.
Por, kush është El-Sayed qw ka ndezur fort garën brenda demokratëve?
El-Sayed, 41 vjeç, është mjek me profesion dhe nëse zgjidhet në nëntor, do të bëhej senatori i parë mysliman.
El-Sayed është djali i emigrantëve egjiptianë. Ka lindur në Michigan dhe gjuha e tij e parë ishte arabishtja. Si i ri, ai e pati të vështirë të përshtatej. Pas sulmeve të 11 shtatorit, ai u përball me fyerje anti-arabe.
Dr. El-Sayed, një ish-podcaster dhe komentator i CNN-it, është një komunikues i rrjedhshëm. Kundërkandidatja Stevens ka pranuar se ai është një “djalë me talent”, por e ka paraqitur atë si një “kandidat showman”.
Gjatë gjithë fushatës së tij, El-Sayed e ka lidhur shpesh luftën Izrael-Gazë, të cilën ai e quan pa ngurrim gjenocid. Rrënjët e këtyre botëkuptimeve datojnë shumë përpara kësaj fushate dhe kalojnë përmes Egjiptit, ku El-Sayed kaloi verat e fëmijërisë me familjen e babait të tij.
El-Sayed ia atribuon mësimin gjyshes së tij, të cilën e quan personin më të mençur që ka njohur ndonjëherë.
Si student, ai ishte mbrojtës titullar në ekipin e lakrosit të Universitetit të Michigan-it dhe zv.president i Shoqatës së Studentëve Myslimanë. Ai studioi në Oxford, ndoqi shkollën mjekësore të Columbia-s dhe përfundimisht hyri në shëndetin publik, në vend të praktikës private.
“Ai ishte gjithmonë djali më i mençur, djali i shkëlqyer që mund të zotëronte dhomën”, tha Mohamad Issa, një kirurg i kancerit të kokës dhe qafës në Ohio, i cili e njihte El-Sayed gjatë viteve të tij të kolegjit. “Personi i parë aty. Personi i fundit që largohej”.
Issa kujton se i është afruar El-Sayed pas një loje basketbolli si një student i vitit të parë i ankthshëm, pasi kishte marrë nota zhgënjyese në lëndët e tija të para shkencore. El-Sayed, atëherë një student me veprimtari sportive, kaloi muaj të tërë duke e mentoruar atë, duke i ofruar strategji studimi që Issa thotë se transformuan karrierën e tij akademike. Dy dekada më vonë, Issa thotë se ende ua mëson ato teknika studentëve që mentoron sot.
“Ai është një vëlla”, tha Issa. “Kjo është gjithçka që duhet të dini”.
Pas viteve të kërkimit dhe punës si instruktor, El-Sayed drejtoi departamentin e shëndetësisë së Detroitit pas falimentimit të qytetit, më pas mori në dorëzgjidhje atë të qarkut Wayne, ku ndihmoi në anulimin e rreth 700 milionë dollarëve borxh mjekësor që prekte 300,000 banorë të Michigan-it.
Gara demokrate, megjithatë, ka ndarë partinë mes atyre që e përkrahin El-Sayed dhe kundërkandidaten e tij.
Chuck Schumer, udhëheqësi i pakicës në Senatin e SHBA-së, dhe senatori në largim Gary Peters kanë mbështetur Stevens, duke pasqyruar preferencën e udhëheqjes së partisë për kandidaten më konvencionale. El-Sayed, ndërkohë, ka mbledhur një koalicion të ndryshëm, duke fituar mbështetjen e fundit nga emra si përfaqësuesja progresive Alexandria Ocasio-Cortez dhe Bernie Sanders.
El-Sayed është përballur me një rezistencë edhe në Michigan. Lon Johnson, një ish-kryetar i Partisë Demokratike të Michigan-it që mbështet Stevens, argumentoi se politika e El-Sayed mund t’u kushtojë përfundimisht demokratëve një nga mundësitë e tyre më të mira për të rimarrë kontrollin e Senatit të SHBA.
“Ka një shqetësim real se Abdul nuk do të jetë në gjendje të mposhtë [republikanin Mike] Rogers dhe më pas locksivisht të na humbasë një mundësi shumice në Senat”, tha Johnson.
Grupe të jashtme, të udhëhequra nga rrjeti i lobimit pro-Izraelit AIPAC, kanë derdhur rreth 30 milionë dollarë në garë në emër të Stevens, duke e bërë Michigan-in një nga primaret demokratike më të shtrenjta në vend.









