Presidenti amerikan, Donald Trump, është duke konsideruar “një gamë opsionesh”, ndër to përdorimin e ushtrisë, për të marrë në kontroll territorin autonom të Danimarkës, Grenlandën, ka thënë Shtëpia e Bardhë të martën.
Deklarata rrit mundësinë e përshkallëzimit të situatës, pasi është lëshuar vetëm disa orë pasi disa nga liderët kryesorë evropianë u zotuan me një deklaratë të përbashkët se një vperim i atillë amerikan do të shkelte principet bazë të NATO-s, aleancës ushtarake perëndimore, raporton Politico.
“Trump e ka bërë shumë të ditur se marrja nën kontroll e Grenlandës është një prioritet për sigurinë nacionale të Shteteve të Bashkuara dhe është vitale për frenimin e kundërshtarëve tanë në rajonin e Arktikut”, ka thënë sekretarja e Shtëpisë së Bardhë për shtyp, Karoline Leavitt, në një deklaratë.
“Presidenti dhe ekipi i tij po diskutojnë një gamë opsionesh për të ndjekur këtë qëllim të rëndësishëm të politikës së jashtme, dhe natyrisht, përdorimi i ushtrisë së SHBA-së është gjithmonë një opsion në dispozicionin e Komandantit të Përgjithshëm (Presidentit Trump)”.









