Përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës kanë zhvilluar takim pune me zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Siç njoftoi vetë OVL e UÇK-së, në këtë takim “u theksua rëndësia që ka miqësia dhe partneriteti me SHBA-të”.
“Sot zhvilluam një takim pune me zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, ku diskutuam për temat dhe preokupimet kryesore të veteranëve tanë. Në këtë takim theksuam rëndësinë e jashtëzakonshme që ka miqësia e përhershme dhe partneriteti ynë me partnerin tonë më të madh e të pazëvendësueshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e Organiztës.
Në takim, të pranishëm ishin Kryetari i OVL-së, Hysni Gucati dhe Gazmend Syla, kryetar i kësaj organizate ne Pejë.
Takimi vjen një muaj e gjysmë para verdiktit final të Gjykatës Speciale për krerët e UÇK-së në Hagë, i cili do të shpallet më 16 shtator.









