Akademiku, Rexhep Qosja, kishte kërkuar të varroset pa rituale fetare, pa prani zyrtare, pa fjalime e pa media. Ky ishte “amaneti” i tij, i shkruar në një letër para 10 vitesh, të cilën e ka publikuar nipi i tij, Valjet Rexhepi.

“Meqenëse kam jetuar duke besuar në mendimin shkencor, në ngritjen shpirtërore e në përparimin shoqëror, që e bën të mundshëm ai, dua të jem i varrosur pa ritual fetar. Meqenëse kam jetuar dhe kam menduar, në pjesën më të madhe të kohës, duke shprehur pikëpamje kritike ndaj sundimtarëve e pushteteve të tyre, dua të jem i varrosur pa kurrfarë pranie zyrtare. Varrimin tim dua ta bëjnë vetëm familjarët e mi”, shkroi Qosja në letër.

“Meqenëse jam kujdesur të jetoj thjesht, ashtu thjesht dua të jem edhe i varrosur: pa fjalime, pa medie, pa lule, afër varrit të gruas sime Shpresës. Vdes i qetë”.

Nesër (e premte, 24 prill) në Kosovë do të jetë Ditë zie për nder të jetës dhe veprës së Qosjes.

Ai vdiq dhe u varros sot(e enjte, 23 prill) në një ceremoni ku të pranishëm ishin vetëm familjarët e ngushtë.

Letra e Qosjes: