Asamblisti i Listës Serbe në Fushë Kosovë, Radoman Dodoreviç ka votuar sot në zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit Komunal të kësaj komune, Vlonjat Hasanit i cili vjen nga radhët e Vetëvendosjes. Vota e tij nuk dihet nëse ka qenë pro ose kundër për shkak të votimit të fshehtë në kuti.
VOX Kosova ka raportuar sot se përveç Dodoreviç, tre asamblistë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë votuar pro zgjedhjes së Hasanit në krye të Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës.
Zgjedhjen e tij në këtë pozitë e kanë mundësuar tri votat e PDK-së. Rrahim Tërnava, Aida Jashari dhe Ermal Dumani janë asamblistët e PDK-së që e kanë votuar atë.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kishin pasur koalicion në balotazhin e 9 nëntorit. Në krye me Besnik Osmanin, LDK ishte përball Valon Prebrezës së VV-së i cili edhe u zgjodh kryetar.









