Paul McCartney ka njoftuar për albumin e tij të 18-të solo – “The Boys of Dungeon Lane” – titulli i të cilit është një referencë për rrugën nga Liverpool drejt bregut të Speke, zona ku ish-anëtari i The Beatles kaloi fëmijërinë e hershme.

Albumi me 14 këngë, i cili pritet të publikohet në fund të muajit maj, përshkruhet si më introspektivi i McCartney deri më sot, “një koleksion vështrimesh të rralla dhe zbuluese në kujtime të pa-publikuara më parë, së bashku me disa këngë dashurie të frymëzuara rishtazi”.

Stilet muzikore përfshijnë gjithë karrierën e tij – me rock në stilin e Wings, harmoni në stilin e Beatles, groove në stilin McCartney, intimitet të përmbajtur, rrëfim të udhëhequr nga melodia, e këngë personazhesh.

Kënga “Days We Left Behind” i referohet Dungeon Lane. McCartney e prezantoi këngën në BBC Radio Merseyside.

Në një deklaratë për këngën, McCartney, 83 vjeç, tha: “Kjo është shumë një këngë kujtimesh për mua. Titulli i albumit vjen nga një varg në këtë këngë. Po mendoja pikërisht për këtë, për ditët që kam lënë pas dhe shpesh pyes veten nëse thjesht po shkruaj për të kaluarën, por pastaj mendoj: si mund të shkruash për diçka tjetër? Janë thjesht shumë kujtime nga Liverpool. Ka një pjesë në mes për John Lennon dhe Forthlin Road, që është rruga ku kam jetuar. Dungeon Lane është afër aty”.

McCartney e përshkroi Speke si mjaft klasë punëtore.

“Nuk kishim pothuajse asgjë, por nuk kishte rëndësi sepse të gjithë njerëzit ishin të mrekullueshëm dhe nuk e vëreje që nuk kishe shumë”.

Në album, McCartney shkruan “me një hapje të rrallë” për fëmijërinë e tij pas luftës, prindërit e tij dhe marrëdhëniet formuese me Lennon dhe George Harrison përpara lindjes së Beatles në vitin 1960.

“Këto ishin vitet që historianët vazhdojnë t’i studiojnë, ditët e qeta dhe të pambrojtura që pa e ditur hodhën themelet për një revolucion kulturor. Paul i viziton ato jo si mite ose folklor, por si kujtimet e tij personale”.

Publikimi i fundit solo i McCartney-t ishte “McCartney III” në vitin 2020, duke vazhduar trilogjinë e “McCartney” dhe “McCartney II”.

Lista e këngëve të “The Boys of Dungeon Lane”:

As You Lie There

Lost Horizon

Days We Left Behind

Ripples in a Pond

Mountain Top

Down South

We Two

Come Inside

Never Know

Home to Us

Life Can Be Hard

First Star of the Night

Salesman Saint

Momma Gets By