Presidenca e Kosovës ka përdorur Inteligjencën Artificiale për të shkruar komunikatë për media.
“Nëse dëshiron, mund ta bëj edhe pak më institucional dhe më të rrjedhshëm, pa ndryshuar përmbajtjen”, thuhet në fund të komunikatës së Presidencës, ku njoftohet për gradimin e tre gjeneralëve të rinj të Ushtrisë së Kosovës.
Në njoftimin në Facebook, kjo fjali ka qëndruar për disa minuta, ndërsa më pas është fshirë.

Por, mund të shihet edhe te pjesa e historisë së editimeve të postimit.










