Që prej fillimit të vitit 2025, shteti i Kosovës është në mjegull institucionale.
Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ndonëse me rezultate të qarta, sollën një ndër krizat më të gjata në Kosovë.
Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, doli e para me 48 ulëse, por mbeti pa një marrëveshje për shumicë parlamentare.
Këtu filloi kriza.
Çfarë hajvanash.
Tentimi i parë për konstituimin e Kuvendit u mbajt më 15 prill, ku për disa seanca me radhë u bllokua te Komisioni për Verifikimin e Mandateve.
Pas disa përpjekjeve, procesi u bllokua te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.
Kandidatura e Albulena Haxhiut u hodh në votim.
Saga me emrin e saj u përsërit çdo 48 orë deri më datën 1 maj.
Pastaj, kryesuesi i Kuvendit, i krahut të Vetëvendosjes, tentoi ndryshimin e mënyrës së votimit, në të fshehtë, kështu duke u përballur me një shtyrje tjetër, sepse përfundoi në Gjykatën Kushtetuese.
Më 8 gusht, Gjykata Kushtetuese vendosi se kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet vetëm me votim të hapur, procesi i konstituimit duhet të përfundojë brenda 30 ditëve dhe i njëjti kandidat mund të hidhet në votim maksimumi tri herë.
Edhe këtu nisën tentimet e Vetëvendosjes për të zvarritur procesin.
Propozuan Donika Gërvallën, Hekuran Muratin dhe Arbërie Nagavcin.
Deri më 26 gusht, te Dimal Basha, ku ia doli të marrë atë post me votat e PDK-së.
Këtu procesi ngeli prapë. Prapë me nismë të Vetëvendosjes.
Ata propozuan që nënkryetari i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb të votohet veçmas.
Prapë në Kushtetuese.
Përsëri zvarritje.
Deri më tetë muaj pas zgjedhjeve u arrit të votohet Nenad Rashiq-i, duke hapur rrugën për formim të Qeverisë.
Kurti me bashkëpartiakët edhe këtu shkuan pa marrëveshje politike.
Rezultati i njëjtë: vota të pamjaftueshme për Kurti 3.
Një shans ia dha edhe Glauk Konjufcës, e njëjta histori.
Pas dështimit institucional, presidentja Vjosa Osmani shpalli zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke caktuar 28 dhjetorin si datë të zgjedhjeve, që i shkoi për shtati kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndonëse këto zgjedhje ia dhanë mundësinë Kurtit të formojë Qeverinë vetëm me pakicat, rezultati i tyre nuk i dha rehati edhe për zgjedhjen e Presidentit.
Në këtë proces ai hyri pa një marrëveshje politike.
Dhe përfundimi i njëjtë: bllokadë.








