Tri ditë para mbajtjeve të zgjedhjeve lokale, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për A2 CNN ka thënë se Serbia po përpiqet të blejë vota duke shkelur parimin e fqinjësisë së mirë.
“Serbia vazhdimisht nëpërmjet njerëzve që i kontrollojnë në Kosovë kanë ndërhyrë madje edhe kanë përdorur edhe metoda të dhunshme dhe kërcënime dhe shantazhe ndaj qytetarëve serbë në mënyrë që të marrin vota dhe t’i drejtojnë ata ku ata dëshirojnë. Tash po e shohim që po tentojnë edhe të bëjnë edhe blerje të votave”, tha Osmani.
Osmani theksoi se institucionet kosovare të sigurisë janë duke u përpjekur maksimalisht që të mbrojnë qytetarët serbë nga manipulimet e Beogradit zyrtar.
“Institucionet tona të sigurisë janë duke bërë çmos që të mbrojnë qytetarët serbë janë qytetarë të Kosovës nga këto ndërhyrje, nga kërcënimet e vazhdueshme të cilat ata i marrin dhe që të mbrojnë jo vetëm jetën e tyre por të mbrojnë edhe pronën e tyre dhe njëkohësisht të drejtën e tyre për votë të lirë”, shtoi.









