SERBIA NË HAGË Serbia furnizoi Specialen me prova të dyshimta, s’i verifikoi askush

Qindra dokumente nga Serbia shkuan në Hagë si prova kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Prokuroria nuk përdori asnjë masë për t'i vërtetuar ato materiale. Krerët e UÇK-së në alarm për atë që mund të ndodhë në të ardhmen.

SERBIA NË HAGË Serbia furnizoi Specialen me prova të dyshimta, s’i verifikoi askush

Provat e pranuara nga Serbia në Prokurorinë Speciale të Hagës kanë ngritur alarmin te krerët e UÇK-së që po akuzohen për krime lufte.

Bashkërisht ata kanë dërguar në Gjykatë një mocion për rrëzimin e disa materialeve dhe dokumenteve të ardhura nga organe shtetërore serbe, e të cilat thuhen se i përkasin periudhës së luftës.

Avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, kanë argumentuar se shumica e provave nga Serbia janë dëshmuar se janë siguruar si rrjedhojë e operacioneve “me flamur të rremë”, torturave dhe manipulimeve të vendeve të krimit.

“Prokuroria paraqet prova të shumta të propozuara që përbëhen nga raporte, urdhra dhe dokumente të tjera që vijnë nga Serbia. Mbrojtja kujton provat se Serbia ka kryer operacione me flamur të rremë, ka manipuluar vendet e krimit dhe ka siguruar dëshmi të rreme përmes torturës dhe presionit, duke ngritur shqetësime të bazuara në lidhje me besueshmërinë e çdo informacioni që buron nga aktorët e saj shtetërorë”, theksojnë avokatët në shkresën e tyre.

Por, verifikime mbi vërtetësinë e materialeve në fjalë të ardhura nga Beogradi nuk u bënë.

Prokuroria e Speciales në Gjykatë çoi dokumente, në këtë rast urdhra dhe raporte që si burim informacioni kanë Serbinë, dhe nuk e ballafaqoi kredibilitetin e tyre me dëshmitarët përkatës.

Në vend të kësaj, Prokuroria i bazon parashtrimet e saj në vërtetësi vetëm në faktin se raportet kanë “një format në përputhje me Vendimet ose Raportet e tjera bashkëkohore” – ku dokumentet e përdorura për krahasim shpesh janë vetë dokumente të paautorizuara të ofruara në të njëjtin mocion”, shton tutje mbrojtja.

Të gjendur përballë kësaj situate, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi janë bërë edhe një herë bashkë në një kërkesë të vetme.

Ata i kanë bërë thirrje Trupit Gjykues që të ketë kujdes në vlerësimin e provave të ardhura nga Serbia, duke ia rikujtuar faktin se për to nuk është përdorur asnjë masë e vlerësimit të vërtetësisë.

Për më tepër, edhe dëshmitarët që do të mund të pohonin apo mohonin këto dokumente nuk janë thirrur në gjyq nga organi i akuzës.

LAJME

E QUAN GËNJESHTARE Grenell: Osmani thotë gjithçka për të mbijetuar politikisht

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

STATUSI TRAZUES Prokuroria interviston Halil Gecin për kërcënimin ndaj Osmanit

FAKT YOU

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DEKADA E HUMBUR Kosova është në krizë politike që më shumë se 10 vjet, me kryeprotagonistin Albin Kurti

PERANDORIA E TENDERËVE Njeriu i afërt me VV-në fitoi 174 tenderë, mbi 89 milionë euro për 5 vjet nga institucionet publike shëndetësore

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin