Dymbëdhjetë anëtarë të Dhomës së Ulët në Kongresin Amerikan kanë nisur një letër drejt Skeretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, në të cilën shprehin shqetësimet për largimin e gjasshëm të trupave amerikane nga Kosova.

Ruajtja e numrit aktual nga kongresistët kërkohet për shkak të rrezikut që largimi ka në sjelljen e destabilizimit në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Në një kohë të brishtësisë politike dhe rritjes së ndikimit malinj në Ballkanin Perëndimor, një reduktim i parakohshëm i pranisë amerikane rrezikon të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin më të gjerë”, shkruajnë ata.

Praninë e 500 ushtarëve nga gjithsej 5000 total të KFOR-it, kongresistët e cilësojnë “një prani të vogël me ndikim të jashtëzakonshëm”.

Argumenti vazhdon edhe te fakti se tensionet mes komunitetit serb dhe institucioneve shtetërore të Kosovës janë akoma në një nivel të lartë.

“Në mungesë të përparimit domethënës në dialogun Beograd–Prishtinë, një reduktim i trupave heq një levë të rëndësishme për të nxitur rikthimin në negociata”, thotë letra.

Për kongresmenët amerikanë një reduktim i mundshëm i trupave do të inkurajonte palë të ndryshme drejt destabilizimit, duke paralajmëruar se ndër ta mund të jetë Rusia.

Letra e plotë e 12 kongresistëve