Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se fyerjet, linçimet e propaganda, sidomos ndaj grave në politikë, janë duke ardhur nga Vetëvendosja. Ajo theksoi se këto fyerje e linçime nuk janë parë kurrë në historinë politike të Kosovës.

“Nuk e kam pritë, me gjërat që kanë ndodhur kohëve të fundit, është më e ndyta. Politika jo, prej një adrese të caktuar janë duke ardhur linçimet, propaganda, fyerjet, po dihet…”, tha Osmani në emisionin DPT te Fidani që transmetohet në Klan Kosova.

Fillimisht nuk përmendi se nga po vijnë fyerjet e linçimet, por pas insistimit të gazetarit, Fidan Jupolli, ajo theksoi se po bëhen nga Vetëvendosja.

“Fatkeqësisht partia në pushtet është duke urdhëru fyerje, linçime, propaganda dhe sidomos ndaj grave në politikë, ndaj nënave shqiptare fyerje, të cilat nuk i kemi pa kurrë në historinë politike të Kosovës”, deklaroi ajo ndër të tjera.