\Autoritetet e Izraelit kanë deklaruar se po planifikon rihapjen e kalimin e Gazës me Egjipitn në Rafah për të lejuar palestinezët të hyjnë dhe të dalin, por nuk ka dhënë ndonjë datë fikse si rrjedhojë e shkëmbimit që këta të fundit po kanë me Hamasin për shkelje të armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të.

Një mosmarrëveshje rreth kthimit të trupave të pengjeve të mbajtur nga Hamasi rrezikon të prish paktin dhe elemente të tjera të pazgjidhura të planit, përfshirë edhe çarmatimin e militantëve dhe qeverisjen e ardhshme të Gazës, raporton Reuters.

Zëdhënësi i qeverisë izraelite, Shosh Bedrosian, u ka thënë gazetarëve se Izraeli qëndron i përkushtuar në respektimin e marrëveshjes dhe vazhdon të mbajë obligimet e veta, duke kërkuar që Hamasi të kthejë trupat e 19 pengjeve të vdekura që ende nuk janë kthyer në Izrael.

Fraksioni islamik ka kthyer mbi 10 trupa por Izraeli ka thënë se një nuk ka qenë trup i një pengu.

Hamasi po ashtu kanë deklaruar se qëndrojnë të përkushtuar në respektimin e marrëveshjes dhe kthimin e të gjitha trupave, por kanë deklaruar po ashtu se kthimi mund të marrë pak kohë për shkak se një pjesë e trupave janë nën gërmadhat e tuneleve të shkatërruar nga Izraeli.