Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Kryetarin e Mitrovicës, Faton Peci, për herë të parë pasi që nuk u kandidua nga Lëvizja Vetëvendosje edhe për një mandat si Presidente. Takimi ka ndodhur gjatë një vizite të saj në qytetin që drejtohet nga Peci, ku po merr pjesë në një akademi përkujtimore.
Pas moskandidimit, Osmani dhe Vetëvendosje filluan sulmet ndaj njëri tjetrit. Peci nga ana tjetër nuk ka bërë asnjë reagim për të gjitha këto zhvillime.
Gjatë pritjes në Mitrovicë, sipas pamjeve të publikuara nga mediat lokale atje, Osmani e ka përshëndetur ftohtë Pecin. “Si je kryetar?”, ishte pyetja që Osmani ia bëri ish-bashkëpunëtorit të saj sapo zbriti nga vetura.
Sjellje edhe më të ftohtë në Mitrovicë, Osmani ka treguar edhe ndaj Ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, po ashtu ish-bashkëpunëtore e saj, e cila është edhe bashkëkryetare e Partisë Guxo bashkë me Pecin, parti e themeluar nga Osmani.
Sipas pamjeve të publikuara nga “Mitropol”, Osmani e ka injoruar Gërvallën derisa ajo i ankohej për karrigen.









