Kushtrim Ramadani, ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për asamblist në Prishtinë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, është arrestuar të enjten nga Policia e Kosovës si i dyshuar për shpërndarje të substancave narkotike, të llojit kokainë.
Historia e aktivistëve të Vetëvendosjes me drogën nuk përfundon këtu. Është një listë e tërë e njerëzve që janë arrestuar e dënuar për trafikim droge.
Para Ramdanit, më 24 gusht 2025, ishte arrestuar Rinas Zeqiri, kandidat i Vetëvendosjes për asamblist në Komunën e Novobërdës.
Ai u arrestuar gjatë një aksioni të policisë në fshatin Zhegoc të Gjilanit, ku ishte zbuluar një parcelë me 500 bimë kanabis-sativa.
Në një nga aksionet më të mëdha në Kosovë kundër trafikimit të drogës, u arrestua edhe Shemsi Bahtiri, aktivist tejet i afërt me Kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, e figura të tjera të VV-së si Xhelal Sveçla e Arben Vitia.
Nuk përfundon me kaq.
Në krye të listës është aktivisti tejet i zëshëm i Vetëvendosjes në Prishtinë, Besnik Mujeci. Ai, në kohën kur ushtronte detyrën e asamblistit të Vetëvendosjes në kryeqytet, ishte kapur nga Policia e Shqipërisë me 11 mijë doza ekstazi.
Në vend të masave, Vetëvendosja aktivistët që janë të dënuar për posedim të drogës i shpërblen, siç është rasti i Ramdan Beshirit.
Edhe pse i dënuar nga Gjykata për “posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ai u emërua drejtor i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Mitrovicë nga Faton Peci.








