Aktgjykimi Kurti thotë se votimi për Emilja Rexhepin s`mund të anulohet, kritikon opozitën që s’e votoi Rashiç-in

Kurti ka thënë se Kushtetuesja nuk mund ta anulojë vendimin për votimin e Emilja Rexhepit, derisa ka kritikuar opozitën që nuk e ka votuar Rashiç-in për nënkryetar.

Aktgjykimi Kurti thotë se votimi për Emilja Rexhepin s`mund të anulohet, kritikon opozitën që s’e votoi Rashiç-in

Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, duke e quajtur mosfunksionimin e tij një humbje kohe dhe dëm për shtetin. Ai ka thënë se Kushtetuesja nuk mund ta anulojë votimin për Emilja Rexhepin, derisa ka kritikuar opozitën për mosvotimin e Nenad Rashiç-it.

“Sa i përket aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ne duhet ta shohim atë në mënyrë të plotë për të dhënë vlerësimin tonë, por ajo që mund të them tani është se konsideroj që është humbje kohe dhe dëm që nuk po funksionon Kuvendi i Republikës së Kosovës”, tha Kurti para gazetarëve.

Ai shtoi se Kuvendi ka zgjedhur kryetarin Dimal Basha dhe katër nënkryetarët: Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilja Rexhepi. “Askush nuk është duke e zënë karrigen e zbrazët për nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb. Është dashur të vazhdoj puna e Kuvendit sepse shteti i Kosovës nuk ka kohë për të humbur”.

Kurti pohoi se Kushtetuesja nuk mund të anulojë votimin për nënkryetaren nga radhët e komunitetit jo shumicë serb, Emilja Rexhepi. “Është nënkryetare e Kuvendit, nuk mundet votimi për Emilja Rexhepin të anulohet. Prandaj ne kemi ngelur vetëm te nënkryetari i fundit nga komuniteti serb. Por mos harroni, nuk janë serbë vetëm ata të Listës Serbe, serb është edhe Nenad Rashiç”.

Kryeministri kritikoi gjithashtu opozitën për mosvotimin e deputetit nga komuniteti jo shumicë serb, Rashiç, për postin e nënkryetarit të Kuvendit. “Në njërën anë përfaqësuesi i Listës Serbe i mori vetëm 10 vota, e Nenad Rashiç 56. Vetëm pesë vota t’ia jepnin këta 52 që janë të opozitës, sot nuk ishim duke i bërë këto pyetje dhe këto përgjigje”, shtoi.

LAJME

DREJTËSI, JO POLITIKË Liria ka Emër fton qytetarët të marrin pjesë në marshin në mbrojtje të UÇK-së

VËMENDJE NDËRKOMBËTARE Mediat e huaja: Verdikti për ish-krerët e UÇK-së do ketë ndikim rajonal dhe evropian

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

FAKT YOU

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

Lidhja e (pa)dukshme Dega e kompanisë së Vuk Hamoviç-it në Tiranë dhe BIRN-i i Jeta Xharrës në Kosovë me kontabilistë të njëjtë

REZERVAT E ROZETËS Kontaminohet sërish procesi i blerjes së Rezervave Shtetërore – përjashtohen të gjitha kompanitë vendore

DHOMA SPECIALE

BETEJA E FUNDIT‘Spekulimet të mos jenë fakte’ – UÇK përballë gjykimit që rrezikon të kthehet në precedent politik dhe historik

UÇK NË GJYQ Si po i shkelmon Specialja ligjet ndërkombëtare, duke shkelur të drejtat e njeriut në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Ekskluzive EKSKLUZIVE

AUDIO-INCIZIMI Zyrtarët e Speciales iu ligjëruan nxënësve të Kosovës se si UÇK-ja dyshohet se ka kryer krime, vrasje e tortura

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin