Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet nesër (e mërkurë), duke filluar nga ora 11:00.
Thirrja e seancës konstituive vjen një ditë pasi që Kushtetuesja publikoi aktgjykimin e plotë për kërkesën për vlerësimin e kushtetushmërisë në lidhje me vendimin e Kuvendit të Kosovës për votimin e Komisionit për Votim të Fshehtë, i cili u shpall anti-kushtetues.
Në rend dite janë dy pika: Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe Zgjedhja e Nënkryetarëve të Kuvendit.









