“Mbrojtja aktualisht pret të jetë e gatshme për gjykim më 2 mars 2026”, tha avokatja e Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale, Sophie Menegon, në një parashtresë dërguar gjykatës. E ka fjalën për çështjen “12”, në të cilën ndaj klientit të saj rëndojnë 11 akuza për ndërhyrje në drejtësi.
DOKUMENT:

Paraprakisht, Thaçi kishte kërkuar që procedura ndaj tij në rastin “12” të veçohej nga të akuzuarit e tjerë. Kjo, për arsye se mbrojtja do të jetë e zënë në paraqitjen e çështjes në procesin “06”, aty ku ai akuzohet për krime lufte. Si rrjedhojë, edhe ish-lideri i UÇK-së do të merrte kohën e tij të nevojshme, edhe të akuzuarve të tjerë do t’u mundësohej gjykim në kohë të arsyeshme.
“Rasti i mbrojtjes së z. Thaçi në Rastin 06 është planifikuar të fillojë më 15 shtator 2025. Ai do t’i marrë shumicën, në mos të gjithë kohën, z. Thaçi. Pritet të zgjasë deri në mesin e nëntorit 2025. Pjesa e mbetur e provave të mbrojtjes në Rastin 06 pritet të dëgjohet gjatë muajit nëntor, ndërsa paraqitja e përmbledhjeve përfundimtare të gjykimit dhe fjalëve përmbyllëse ka gjasa të planifikohet në tremujorin e parë të vitit 2026”, tha avokatja Menegon.
DOKUMENT:

Nga 15 shtatori, në Gjykatën Speciale në Hagë, si dëshmitarë të krerëve të UÇK-së do të paraqiten figura të fuqishme nga SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar.